15 shtator 2015 – Një 37-vjeçar shqiptar u arrestua bashkë me një shtetase nga Ekuadori në Pavia të Italisë, pasi iu zbuluan 21 kg kokainë në apartament.
Shqiptari Irakli Kito e ambalazhonte drogën në pako me logo të markave të modës si, Nike, Cole, Louis Vuitton, shkruajnë mediat italiane. Sipas të njëjtave burime, mësohet se 37-vjeçari u arrestua në punë e sipër kur po trafikonte drogën, pasi policia kishte rënë më parë në gjurmët e këtij trafiku.
Irakli Kito jetonte bashkë me vajzën e huaj të identifikuar si Maria Elena Meza Alvarado, 36 vjeçe, të dy rezident në Barcelonë. Të dy zotëronin një leje të rregullt qëndrimi spanjolle dhe iu futën trafikut pasi dështuan me një biznes në Barcelonë.
Në banesën e tyre në Milano u gjetën dhe u sekuestruan 132 mijë euro, 21 kg kokainë (shitja e së cilës në treg do të kapte vlerën e 800 mijë eurove) dhe makineri të ndryshme që shërbenin për ambalazhimin e drogës dhe falsifikimin e logove të markave firmato.
/S.L. portali DurresLajm/