Media greke lokale “Makedonia” raporton se në Selanik është arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
I riu nga Shqipëria u kap me gjithsej 55 kilogramë hashash dhe policia greke dyshon se shqiptari është pjesë e bandave të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.
Policia, pas informacioneve që kishte marrë në rrugë operative, e arrestoi 25 vjeçarin nga Shqipëria në Evosmos, teksa po ngarkonte në automjetin e tij tre çanta me 51 pako kanabis, që peshonin gjithsej 55 kilogramë e 126 gramë.
Sic raportohet, ngarkesa dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria dhe i riu mund të ishte hallka e fundit e marrjes së lëndës narkotike.





