Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar që akuzohet për trafikimin e një sasie të konsiderueshme droge.

52 vjeçari u ndalua ne vendin e quajtur Sideri të Filatit, rreth 20 km nga kufiri me Shqiperinë.

Gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasi shqiptar u gjeten 42 pako me drogë të llojit kanabis, me peshë të përgjithshme 88,6 kilograme.

Siç rezultoi nga verifikimet automjeti qe u sekuestrua në cilesinë provës, është në pronësi të një shtetasi grek, i cili po kërkoket nga policia.