Një shqiptar është vendosur në pranga nga policia italiane për trafik droge. Pas një vëzhgimi intensiv policia ka mundur të identifikojnë dhe zbulojë shqiptarin i cili kishte ndërtuar edhe skemën e tij për shitjen e lëndëve narkotike.
Në rrethrrotullimin midis Via Carducci dhe Via Piave të Venecias, hetuesit italianë kanë pikasur dhe ndjekur veprimet e shqiptarit.
Ky i fundit kontaktohej nga përdoruesit e drogës nëpërmjet telefonit dhe më pas nuk bënte gjë tjetër veçse zbriste me qetësi nga shtëpia dhe kryente shkëmbimin. Ai ishte vendosur nën vëzhgim nga pika të ndryshme për të ndjekur të gjitha veprimet e tij. Sipas mediave italiane, një skemë e tillë kishte lulëzuar prej kohësh për trafikimin e drogës, shkruajnë mediat italiane.
Pas këtyre hetimeve dhe pas zbulimit të saktë të banesës së shqiptarit, ai është arrestuar direkt në rrugën që të çonte për në shtëpinë e tij, ndërsa pas kontrollit në banesë iu gjet materiali i përdorur për paketimin e lëndëve narkotike; një shufër precize, 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara, 30 gramë marjiuanë dhe më shumë se 4000 euro cash.





