Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për trafikim të lëndëve narkotike në Selanik.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 27 kg marijuanë, ndërsa nuk zbulohet identiteti i shqiptarit të prangosur.
Operacioni është zhvilluar në një banesë në Nikopoli, ku janë gjetur 4 pako me 27 kg e 246 gramë marijuanë.
Ende nuk dihet nëse droga e kapur kishte si vend origjine Shqipërinë.





