Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali, i akuzuar për trafik droge.
Mediet italiane raportojnë se shqiptarit i konfiskuan në Torino mbi 1.5 kg heroinë, e cila ka qenë e destinuar ndoshta për t’u shpërndarë gjatë festës së Vitit të Ri.
Agjentët kishin nisur kontrollet pas sjelljes së dyshimtë të shqiptarit, pasi nga mjeti i tij u ndje erë si ajo e açetonit.
Droga u gjet e fshehur poshtë tapicerisë së bagazhit, ndërsa makina rezultoi të ishte e një shtetasi italian, i cili dispononte edhe 340 mjete të tjera.





