Një 40-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Porto Azzurro (Elba), nën akuzën e trafikimit të kokainës.
Gjatë kontrollit policia ndaloi një makinë dhe shoferi u konstatua me nivel alkooli 0.55 g/l dhe menjëherë iu pezullua liçenca.
Gjatë hetimeve, qëndrimi i shqiptarit i bëri karabinierët të dyshonin dhe ata vendosën që t’i bëjnë një kontroll më të plotë, duke i zbuluar disa doza të kokainës brenda makinës.
Më pas kërkimi i policisë vijoi në shtëpinë e shqiptarit ku gjeti rreth 1 mijë euro.
Pranë shtëpisë së 40-vjeçarit ndodhej i parkuar një skuter, brenda të cilit karabinierët gjetën 20 gram kokainë, që u sekuestruan së bashku me paratë.





