Një 25- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi ka kanosur një biznesmen Italian. Policia ka bërë më dije se Velson Qyrani kryente telefonata kërcënuese, si dhe dërgonte letra me të njëjtën përmbajtje ndaj biznesmenit me iniciale M.P, duke i kërkuar 10 mijë euro në këmbim të jetës.
Telefonatat kryheshin përmes numrave të fshehtë, por pas denoncimit policia ka zbardhur identitetin e kanosësit, i cili ka pasur dijeni për një aktivitet privat në fushën e marketingut, që zotëron bashkëjetuesja e italianit, në qytetin e Korçës dhe i ka kanosur ata me mbylljen e tij, nëse në këmbim nuk do të përfitonte shumën e kërkuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” parashikuar nga neni 109/ b të Kodit Penal.





