Një shqiptar 38-vjeçar, kishte shkuar në diskotekën e tij të preferuar “Huhnerstall” në Wiener Neustadt të Austrisë, dhe pasi kishte rrëmbyer aty një thikë dhe një sëpatë, ka kërkuar nga pronari i diskotekës 200 mijë euro, shkruan “heute.at”, përcjell “albinfo.ch”.
Në gjyqin për zhvatje i cili u mbajt të enjten në Wiener Neustadt, 38-vjeçari ishte i tronditur për këtë rast dhe pranoi fajësinë.
“Unë kam qenë klient i rregullt aty. E njihja shefin shumë mirë por kisha probleme me Dj-in, dhe me njërin nga sigurimi i diskotekës”, kishte thënë ai.
Pse e kishte humbur kontrollin, këtë nuk mund ta shpjegonte as vetë ai.
Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë bërë ende të ditura.





