22gusht 2013- Ka ikur që kur ishte adoleshent në Britani, është martuar me një angleze, ka 4 fëmijë dhe prej një viti ai e ka të pamundur të jetojë me familjen e tij. Është historia e një emigranti shqiptar, i cili është detyruar të largohet nga Britania, pas 12 vitesh, dhe që historinë e tij e ka rrëfyer për tabloidin “Daily Mail”Edmon Danushi, 30 vjeç, ka emigruar në Britaninë e Madhe kur ishte vetëm 18 vjeç. Theresa, gruaja e tij, me të cilën është njohur që kur ishin adoleshent, thotë se është duke luftuar për të përballuar jetën pa atë, ndërsa ka nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar autoritetet që të lejojnë bashkëshortin e saj të kthehet në Britani.Emgranti shqiptar ka treguar për “Daily Mail” se ai u këshillua që të kthehej në Shqipëri në gusht të vitit të kaluar për të marrë letrat, por legjislacioni i ri nuk e lejonte më atë të hynte në Britani. Ai humbi punën e tij, që do të thoshte se për tu kthyer në Britani, gruaja e tij duhet të kishte të paktën 18.600 stërlina kursime, të cilat ajo nuk i ka.Danushi dhe Theresa u takuan bashkë në vitin 2011, kur ata ishin ende adoleshentë. Tani ata jetojnë në pjesën juglindore të Londrës, me fëmijët e tyre, Eli, 10 vjeç, Keiren, 8 vjeç, AAliyah, 2 vjeç dhe vajzën 10-muajshe, Aalisa, që Edmondi nuk ka patur mundësinë ta marrë në krahë.Aplikimi i Danushit është refuzuar pasi ai nuk përmbushte kërkesat e rregullave të emigracionit.

 

/panorama/