Një 40-vjeçar shqiptar që jetonte në Itali është arrestuar nga policia për prostitucion. Kjo pasi ka detyruar bashkëshorten e tij të dalë në rrugë.
Shqiptari u arrestua pas denoncimit të vajzës 24 vjeçare nga Maroku, e cila pak kohë më parë ishte martuar me shqiptarin.
Historia daton në vitin 2012, kur shqiptari pasi kishte takuar vajzën ishte hequr si një njëri shumë i pasur.
Në këtë mënyrë ai ka arritur të bindë atë që të martoheshin. Vajza pas ceremonisë tradicionale të dasmës në Marko, udhëtoi bashkë me burrin shqiptar në Itali.
Por me të mbërritur në aeroportin e Romës, asaj i është kërkuar të bënte prostitucion.
Bashkëshorti i ligjshëm i ka kërkuar asaj që të ushtronte këtë “profesion” deri sa të grumbullonte 10 mijë euro.
Këto para sipas tij duheshin për të siguruar lejen e qëndrimit në Itali. Por ajo ka refuzuar një gjë të tillë dhe ka bërë denoncim në polici.
Bashkë me 40-vjeçarin shqipar, ajo ka denoncuar dhe një maroken si bashkëpunëtor.