Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz në lagjen Wetzeldorf të Austrisë, ku protagonist ka qenë një shqiptar, shkruan oe24.at.
Ka qenë një telefonatë që ka mbërritur në orën 5:30, në urgjence e cila alarmoi policinë.
Sipas policisë në telefonatë ata kanë dëgjuar t’u thuhej: “Unë dua të raportoj një vrasje”, pastaj ai ka heshtur për disa çaste dhe më pas ka vazhduar “unë kam vrarë gruan time me thikë”.
Sipas mediave, bëhet e ditur se pas pak minutash është bërë i mundur arrestimi i shqiptarit nga Kosova, Besmir K., 25 vjeç.
Ai ka sulmuar me thikë partneren e tij, Michaela K. nënë e tre fëmijëve, ka njoftuar vetë policinë dhe i ka pritur në ballkonin e shtëpisë.
Mësohet se gruaja e tij 31-vjeçare pas masakrimit që i bëri me thikë i shoqi, u gjet e vdekur në dyshemenë e banesës, e prerë disa herë me thikë.
Autoritet austriake bëjnë të ditur se ndër të tjera ajo kishte disa orë e vdekur.
Shqiptari jetonte në Austri dhe kishte marrë nënshtetësinë. Dëshmitarët nga ana tjetër janë shprehur se mes çifti ka pasur konflikte dhe disa herë ka pasur edhe përzënie të njëri-tjetrit nga shtëpia.
Ndërsa një fqinje është shprehur në polici se kishte dëgjuar britma.
Ajo ishte zgjuar diku rreth orës dy e gjysmë nga të bërtiturat. “Kam menduar, që vinin nga parku dhe kam fjetur sërish”, ka thënë gruaja.
Ndërsa nga ana tjetër në banesën ku ndodhi ngjarja ka qenë dhe djali 5-vjeçar i viktimës nga një martesë e mëparshme dhe foshnja tremuajshe e çiftit. Viktima ishte gjithashtu nënë e një vajze 9 vjeçe, e cila ndodhej me babain e saj për fundjavë. Ende nuk dihet motivi që ka sjellë vrasjen.
Vetëm pak ditë më parë, një 62-vjeçar nga Durrësi, që prej vitesh jetonte në Itali, vrau gruan e tij, Diana Vrapi, me 15 goditje thike.





