Policia italiane vuri në pranga një murator shqiptar për shkak të tentativës së vrasjes ndaj një bashkatdhetari shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se 41 vjeçari nga Shqipëria dhe banues në Xhenova, Itali, u arrestua dje në banesën e tij në San Fruttuoso ku punëtori jeton.
Më 10 qershor, shqiptari kishte goditur në kokë me një sëpatë për shkak se i kishte fyer familjen. Të njëjtin pretendim, shqiptari e ka paraqitur edhe gjatë arrestimit.
“Bëri një vepër shumë të rëndë, që nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar”, ka deklaruar shqiptari.
Hetimet zbuluan identitetin e tij pas këqyrjes së imazheve të kamerave filmike.





