Një shqiptar ka tentuar të vrasë me thikë kunatën e tij. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në ishullin e Kretës në Greqi, ndërsa mediat greke kanë publikuar pamjet nga ngjarja.
Pas ngjarjes shqiptari Ilo Senja është dorëzuar në polici 24 orë më pas, ndërsa e plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet në rrezik për jetën, pasi plagët që ka marrë janë të rënda.
Kunata 50-vjeçare e autorit ishte duke punuar si sanitare në një lokal në Greqi në momentin që Ilo Senja u fut dhe e goditi disa herë në këmbë dhe në gjoks.
Nisur nga hetimet e para dhe dëshmive, dyshohet se shqiptari ka pasur probleme me bashkëshorten dhe kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët për të jetuar te motra e saj. Mediat greke shkruajnë se 46-vjeçari e ka pyetur kunatën e tij se ku ndodhej bashkëshortja dhe më pas e ka masakruar me thikë duke tmerruar edhe pushuesit që ndodheshin aty.





