Ka përfunduar në pranga një shqiptar në Itali, pas ndjekjes që i bëri policia. Shqiptari 33-vjeç me iniciale S.H, me precedentë të mëparshëm penale nuk i ndaloi policisë, madje për të humbur gjurmët i dha gaz automjetit duke ecur me 150 km në orë në qendër të qytetit.

Policia iu vu nga pas dhe arriti ta bllokonte. Por shqiptari nuk e la me aq. Në momentin që karabinierët i dhanë urdhër të dilte nga makina, ai i ka kundërshtuar ata me dhunë. Policia tha se ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Ai u shoqërua në polici, ku iu vunë edhe prangat dhe tashmë duhet të përballet me drejtësinë.