26nentor 2015 – Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në botë u tërhoq nga ulja e çmimit të ilaçit për të sëmurët me HIV Aids.
“Turing Pharmaceuticals”, kompania e tij, nuk mbajti premtimin për uljen e çmimit të Daraprimës, një ilaç që trajton toksoplasmozën, një infeksion parazitar që prek ata që kanë sistem imun të dobët, si për shembull pacientët me HIV. Kompania do të vazhdojë të ofrojë një ilaç me çmim shumë të lartë që prej 750 dollarësh pilula dhe për këtë arsye të gjithëve u është neveritur drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Martin Shkreli, shkruan lapsi.
Ky lloj ilaçi u fitua nga “Turing” në muajin shtator dhe shumë shpejt u bë një nga ilaçet më të shtrenjta në treg që lidhet me SIDA. Kompania vendosi të ulë çmimin për kohën kur pacientët janë në spital. Por mjekët thonë se ky kompromis është një marrëzi, pasi pacientët do të duan mjekime edhe kur të jenë jashtë spitalit. Tim Horn, një mbrojtës i trajtimit të SIDA-s e quajti këtë si “të lyesh me buzëkuq një derr”, në një prononcim të tij për New York Times.
/portali DurresLajm/