Arrestohet një 32-vjeçar shqiptar, pasi u kap me drogë në motorin me të cilin po udhëtonte. Madje ai nuk i ka ndaluar policisë, por është ndjekur nga efektivët dhe është bërë e mundur që të kapet më pas.

Motori vinte nga kufiri i gjelbër në Sarandë, dhe pasi policia helene ka sinjalizuar që ai të ndalonte, drejtuesi nuk i është bindur urdhrit dhe ia ka mbathur.

Pas ndjekjes, motori i cili drejtohej nga 32-vjeçari u ndalua në Artë në zonën e Agia Anargiro-s. Gjatë kontrollit, u konstatua se ishin fshehur 19 kg marijuanë, e cila ishte e ndarë në 21 pako.

Policia vuri në pranga shqiptarin që drejtonte motorin, ndërsa një person tjetër i cili ishte pasagjer arriti të largohej me vrap.