Një person ndërpreu një meshë në kishën Sainte-Eulalie në Montpellier duke thirrur « Allah Akbar » dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mediat franceze shkruajnë se shqiptari i dehur (nuk dihet se ishte krishterë apo mysliman) ka hapur panik mes besimtarëve në një kishë duke thirrur “Allahu Akbar”, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Të enjten më 28 mars, rreth orës 18, gjatë një meshe në kishën Sainte-Eulalie, rue de la Merci në Montpellier (rajoni Occitanie) një emigrant shpërtheu papritmas, duke bërtitur « Allah Akbar » disa herë (« Zoti është më i madh se të gjithë » në arabisht).

Në klimën aktuale, ky incident ngjalli natyrshëm një reagim të fortë mes priftit dhe besimtarëve të pranishëm. Megjithatë, individi në fjalë, në dukje i paarmatosur, është larguar me shpejtësi pa shkaktuar asnjë shqetësim apo dëmtim.

I alarmuar menjëherë, një patrullë e oficerëve të policisë kombëtare shkoi në vendngjarje, ndërsa i dyshuari u pikas nga kamerat e vëzhgimit të qytetit. Ai u kap pa kundërshtime të konsiderueshme në stacionin e tramvajit Albert-1er, Quai des Tanneurs, pranë kishës Saint-Charles.