Një punëtor shqiptar ka rënë nga lartësia teksa po bënte punime në një ballkon në katin e pestë të një pallati në zonën e Elce të Perugias.

Sipas medieve italiane, raportohet se 49-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Reanimacion.

49-vjeçari ka marrë fraktura në kokë dhe dëmtime të rënda në pjesën abdominale.