Një 38-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Volos i akuzuar për dhunë në familje. 38-vjeçari kërcënoi dhe goditi të fejuarën e tij në mes të rrugës, aq shumë sa e transportuan në spitalin e Volos për trajtim mjekësor.

Incidenti ka ndodhur pasditen e së premtes kur 38-vjeçari, me origjinë shqiptare, kërcënoi dhe goditi të fejuarën e tij 37-vjeçare në mes të rrugës.

Gruaja, gjithashtu me origjinë shqiptare, u transportua  në Spitalin e Volos ndërkohë që agresori u arrestua.