Europol ka publikuar së fundmi listën me 45 personat më të kërkuar në Europë, në mesin e të cilëve është shqiptari Himë Lufaj.
Ai është 32 vjeç, mbi të cilin rëndojnë akuzat për vrasje, plagosje të rëndë dhe grabitje me armë. Për dhënien e informacioneve mbi Lufajn jepet edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh.
Ndërsa në krye të listës qëndron Matteo Messina Denaro, kreu i “Cosa Nostra”-s, i cili është në arrati që prej vitit 1993. Ai akuzohet për bashkëpunim me mafian, vrasje, shkatërrim prone, posedim dhe mbajtje të lëndëve plasëse, si dhe për vjedhje.





