Austri, 18 korrik 2014 – Të enjten pasdite, policia rrugore në Salzburg të Austrisë nuk po u besonte syve. Drejtuesi i një veture po e ngiste atë me 170 kilometra në orë në një tunel. Si për ta bërë akoma më të pabesueshme historinë, ai mbante një celular në vesh.

Shoferi ishte një 21- vjeçar nga Shqipëria. Shpejtësinë më të madhe e arriti në tunel, ndërsa më pas vazhdoi me 140 kilometra në orë, edhe pse ishte në një zonë të banuar. Zyrtarët thonë se e ndaluan shoferin e ri nga Shqipëria dhe i vunë një gjobë 500 euro. Jo vetëm kaq, ndaj tij është ngritur edhe një padi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/