18 maj 2015 – Një shtetas shqiptar është ekzekutuar nga xhihadistët e ISIS-it në Siri.
Ai është Ervin Hasanaj nga Sauku, i cili kishte udhëtuar në Siri, së bashku me familjen e tij në vitin 2013 për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Por pas më shumë se një viti pjesëmarrje në luftime, Hasanaj ka refuzuar të luftojë përkrah militantëve të ISIS-it, dhe ky ka qenë dhe shkaku i vrasjes së tij.
Ervini ishte i martuar me Nexhmije Bekën, e cila ndodhet ende në Siri, së bashku me fëmijët e tyre, Fatimen 4 vjeç dhe Esman dy vjeç.
Hasanaj ishte rekrutuar nga Shteti Islamik për të kryer luftime në rajonin e Shamit, por realiteti rezultoi tepër zhgënjyes për të.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/