ANGLI, 28 mars 2013 – Një refugjat kosovar në Londër përdhunoi në mes të ditës një punonjëse të një banke investimesh.
Jeton Lama, 25 vjeç, e gjurmoi 23- vjeçaren dhe pasi e kapi me forcë, e futi në një qoshe të një rrugice, ku e përdhunoi.
Sipas Daily Mail, akti seksual ishte regjistruar nga kamerat.
Pasi mbaroi pune, ai bleu një petull dhe një gazetë dhe u largua për në metro.
Tre ditë më vonë u arrestua dhe është dënuar me tetë vite burg.
Një vit më parë Lama ishte dënuar me 600 sterlina pasi kishte goditur me grusht ish- të dashurën e tij.





