Një aksident me pasojë plagosjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali, në Kuneo, pasi makina me të cilën udhëtonte ai, bëri disa rrotullime dhe u përmbys në rrugë.

Sipas asaj çka raportojnë mediet italiane, shqiptari rezident në Barge, ishte i vetëm në makinë dhe gjatë drejtimit humbi kontrollin duke u përmbysur më pas në mes të rrugës.

Ai është transportuar në spital ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.