Një 40-vjeçar shqiptar në Greqi ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik.

Rreth orës 00:00 në mesnatë në rrugën “26 Tetor” në zonën Sfagio në Selanik, një 20-vjeçar grek kaloi me shpejtësi me mjetin e tij dhe e plagosi për vdekje shqiptarin.

Mediet greke raportojnë se 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po kalonte rrugën, ndërsa makina ecte në drejtim të qendrës së Selanikut.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes.