Një shqiptar në Gjermani është shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. BILD shkruan se 40-vjeçari me emrin Qazim Hodollari ka plagosur me thikë një 37-vjeçar nga Gelsenkirchen. 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 nëntor rreth orës 11:20 të paradites në Mülheim.

Sipas policisë gjermane, 37-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rasti vijon të hetohet.

Hetuesit kanë publikuar foto dhe të dhëna personale të të dyshuarit dhe sipas tyre konsiderohet potencialisht i armatosur dhe i rrezikshëm. Shkaku për këtë konflikt dyshohet të ketë qënë vizita e 37- vjeçarit në apartamentin e ish-partneres së shqiptarit po në ditën e krimit.