Policia në Greqi është vënë në kërkim të një të riu shqiptar i cili është përfshirë në një sherr me armë zjarri dhe ka plagosur një 22-vjeçar të komunitetit rom.

Mediat greke shkruajnë se sherri mes tyre ndodhi pasditen e së dielës, pak pas orës 18:00.

Mësohet se shqiptari ka qëlluar me armë zjarri në këmbë me një pistoletë të riun 22-vjeçar.

Më pas autori është arratisur, por është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

22-vjeçari është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka marrë tashmë deklaratën e tij të parë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit.