7 mars 2015 – Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga forcat e policisë italiane për tentativë vrasjeje ndaj kunatit të tij. Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në zonën e Santa Maria Capua Vetere-s dhe mësohet se në pranga ka rënë Armant Budini, 33 vjeç, i cili kishte goditur me thikë kunatin e tij, shtetasin me iniciale M.S. Ka qenë ky i fundit që ka njoftuar policinë për konfliktin që kishte ndodhur, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. I plagosuri ka marrë plagë të rëndë në krahun e majtë, pasi thika i kishte hyrë rreth 2 cm në të.

Sipas medias italiane “Il Mattino”, ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje për motive të dobëta dhe për një hatërmbetje të kaluar. Dy kunetërit jetonin në të njëjtin pallat, por në kate të ndryshme.

Ndërkohë, ndaj 33-vjeçarit shqiptar ka rënë akuza për tentativë vrasjeje.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/