Itali, 7 gusht 2014 – Karabinierët e qytezës së Torrevekia Pias (Torrevecchia Pia), në provincën e Pavias, arrestuan Aurel Muçajn, 25 vjeç. Atij ju kapën 1,5 kg. marihuanë e paketuar, gati për shpërndarje. Për kapjen e Aurelit karabinierët përdorën një maskim të pazakontë.
Aureli në bashkëpunim me italianë dhë shqiptarë shpërndante drogë në arat e mbjella afër qytezës së Torrevekias. Sa herë që afroheshin makinat me targa civile të karabinierëve për t’i kapur, rojet e shpërndarësve të drogës jepnin alarmin, duke u dhënë mundësi këtyre të fundit t’ia mbathnin.
Më në fund karabinierët dërguan një kolegun e tyre të veshur si traktorist. Ai ju afrua shpërndarësve duke ngarë një traktor me zinxhirë. Duke e kujtuar për fshatar ata nuk u larguan. Karabinieri njoftoi me radio kolegët dhe me pistoletë në dorë pas një ndjekje të shkurtër arriti të ndalojë makinën Renault Clio të Aurelit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





