15 maj 2015 – Një shqiptar që ka prerë pemët brenda oborrit të shtëpisë së tij, është dënuar nga një gjykatë angleze me punë të detyruar.
Shqiptari Xhavit Krasniqi nga Cloeridge Avenue në qytetin Sutton, pagoi disa punëtorë të pakualifikuar për të prerë pemët në shtëpi pasi i krijonin hije në pishinën e tij. Kjo ka ndodhur më 13 shkurt të 2014-s, por dënimin e ka marrë tani.
Shqiptari 40-vjeçar i akuzuar për dëmtimin e mjedisit dhe prerjes pa leje të pemëve, tani është i detyruar të bëjë 150 orë punë të detyruar dhe të paguajë 8370 funte që do të përdoren nga bashkia për të mbjellë pemë të reja.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/