16gusht 2015 – Dënohet me 8 muaj burg një shqiptar në Britaninë e Madhe. Leon Suçi, 29 vjeç, kishte publikuar në një faqe fetare islame në facebook fotografinë e një fëmije që abuzohej seksualisht.
Qëllimi i të riut shqiptar ishte për të dënuar abuzimet ndaj fëmijëve, por në fakt gjykata e ka penalizuar. Nga verifikimet e kryera konfirmohet se Suçi nuk është pedofil. Siç shkruan “Panorama”, 29-vjeçari do të qëndrojë në burg për 8 muaj ose mund t’i shkëmbehen me punë të detyrueshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





