16 shtator 2015 – Një shqiptar do të jetë pjesë e grupit të ekspertëve që do të hetojnë nëse në Siri janë përdorur armë kimike kundër civilëve.
Ai është Adrian Neritani, i cili ka përfaqësuar Shqipërinë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga viti 2006 deri në vitin 2009. Neritani, diplomat por edhe jurist i njohur në të drejtën ndërkombëtare do të jetë përgjegjës për pjesën politike të këtij mekanizmi hetimor. Lajmi është konfirmuar nga Top Channel.
Qeveria e Sirisë por edhe kryengritësit kundër saj kanë mohuar përdorimin e armëve kimike, megjithatë ndërkombëtarët shpresojnë se hetimi do të zbulojë se kush janë fajtorët për përdorimin e gazit sarin dhe provat e gjetura të mund të përdoren për të ndjekur penalisht zyrtarë sirianë të përfshirë.
/portali DurresLajm/