Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për vjedhje.
Mediet italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se ka hyrë përmes tubacioneve të gazit dhe vodhi një apartament.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fund të vitit 2013, kur shqiptari me dy bashkëpunëtorë, përdorën këtë mënyrë për të vjedhur bizhuteri me vlerë 60 mijë euro.
Pavarësisht se policia e La Spezias kishte arritur që më parë të arrestonte dy bashkëpunëtorët, shqiptari nuk ishte kapur ende, ndërsa u dënua me 4 vite burg në mungesë.





