Është arrestuar mbrëmjen e së dielës vonë pranë Russi, në Ravenna, pas një arratie 36 orëshe, Enver Kelmendi, murator 43 vjeçar, shqiptar nga Kosova, i cili masakroi me thikë bashkeshorten e tij shqiptare dhe më pas e dogji me acid.
Pasi dhunoi të shoqen ia mbathi duke marrë me vete dy fëmijët e mitur, 10 e 14 vjeçarë.
Enver Kelmendi është arrestuar pasi ishte duke lëvizur me makinë rreth orës 21:00, raportojnë mediat italiane.
Mbrëmjen e të shtunës raportohet se kishte fjetur tek disa miq të tij, teksa për ta thuhet se do procedohen si bashkëpunëtorë, teksa në mëngjes të dielën ai do të nisej për në Zvicër ku thuhet se ka një vëlla që jeton atje dhe që më herët Kelmendi ka punuar me të edhe si murator.
Motivi i kësaj ngjarje të rëndë mbetet pista e xhelozisë, raportojne hetuesit italiane.





