Një shqiptar po bën histori në Malajzinë e largët.  Liridon Krasniqi, 25-vjeçari që ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare të 21-vjeçarëve dhe më pas me Kosovën, ishte sërish protagonist me skuadrën e tij Kedah që siguroi për të tretin vit rradhazi finalen e Kupës me një gol dhe një asist në gjysmëfinalen e kthimit përballë Terengganu.

“Po jemi prapë në finale është hera tretë në tre vjet në finalen e Kupës së Malajzisë jam shumë i kënaqur dhe ishalla do fitojmë finalen. Momentalisht po ndihem shumë mirë me karrieren time, jam shumë i kënaqur dhe ndihem shumë mirë me këtë gol që jemi prapë në finale”.Edhe pse ndoshta jo shumë e dinë, në Malajzinë me mbi 31 milionë banorë futbolli përjetohet me një pasion të jashtëzakonshëm, Kedah ka një mesatare prej rreth 35 mijë tifozësh për çdo ndeshje, ndërsa në finale si ajo e Kupës numri shkon 100 mijë. Krasniqi atje është shndërruar në një farë mënyre në një simbol, aktiv edhe në jetën sociale. Në karrierën me klubin po përjeton një moment fantastik, por ndihet i lënë në harresë nga Përfaqësuesja e Kosovës, me të cilën ka luajtur në ndeshjen historike me Haitin.“E kohët e fundit nuk jam shprehur për këtë punë shumë media më kanë shkruajtur dhe nuk jam shprehur për shkak se unë respektoj deri diku vendimet e trajnerit dhe FFK-së por kam ardhur te një pikë kur nuk mund ta pranoj këtë pasi gjithçka duhet për të qenë në kombëtare. Po më vjen keq dhe inat dhe pyes pse, gola po shënoj, tituj po marr krejt jam duke i plotësu me qenë pjesë e kombëtares, ndoshta jo në formacion ama pjesë me qenë dhe unë si çdo njeri tjetër kam qejf me prezantu shtetin me gjak e me luftu, por nëse më lejn kshu anash tash jam në një pikë ku nuk mban më.”

Moment kritik, por ka edhe më tepër, pasi në Malajzi ka nisur një fushatë për ta bindur të bëhet pjesë e përfaqësueses së vendit të Azisë Juglindore, 25 vjecari pranon se ndihet i dyzuar, e megjithatë mbetet në pritje të një ftese nga Kosova.“Po e kam  pas jo vec nje ofert dhe krejt populli eshte cu me marr nenshtetesi me lujt me Malajzine por ky nuk eshte vendim i lehte ama tash i kam hap Kosoves nje kufi deri muajin e ardhshem qe eshte loja dhe ta shohim nese me thirrin. Nese jo do shikoj cfar do te vendosi”