“Vrasësi i avokatit Michalis Zafeiropoulos , Ibrahim Brahimi, ishte i gatshëm për gjithçka, ndërsa u përpoq të arratisej nga burgu i Korfuzit ku ndodhej”. Kështu shkruhet ne një artikull të CNN në Greqi.
Punonjësit e burgut e dinin se kishin të bënin me një person shumë të rrezikshëm, që nuk i llogariste jetët njerëzore ndaj dhe mbanin nën mbikqyrje çdo lëvizje të tij. Dje ata kanë vënë re mungesën e tij për disa minuta dhe pavarësisht se i dënuari u kishte thënë që ndodhej në tualet, ata kanë nisur një investigim.
Sikurse tregohet edhe në dokumentet dhe fotot e publikuara nga CNN, ai kishte krijuar një skelë të improvizuar përmes së cilës duke u ngjitur kishte hapur një vrimë me thike në tavanin e qelisë.
Në momentin e zbulimit të tij, Brahimi u hodh në sulm të tyre, duke i goditur me grushte. Vrasësi i avokatit nuk hezitoi që të sulmonte edhe zyrtarët e burgut, që ndërhynë në momentin e arratisjes.
CNN shkruan se Brahimi është një nga kriminelët më të rrezikshëm që u përfshi në vrasjen e avokatit grek.





