Një shqiptar 32-vjeçar, vetëm pas gati një viti e gjysmë nga vrasja e gruas së tij ka pranuar krimin. Ai është Arben Rexha, dhe është në procedim ligjorë, pasi mësohet se ka vrarë me thikë gruan e tij 25-vjeçare Elidona Demiraj në Jessop në Graham Street, Islington, në veri të Londrës, më 31 janar 2016, shkruan Dailymail.
Fqinjët dëgjuan ‘britmat me zë të lartë “dhe një “goditje e fortë “, para se Demiraj u gjet me plagë të rënda mesnatën vonë. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.
Demiraj, kishte ardhur vetëm në Britani të Madhe nga Shqipëria tre muaj para vdekjes së saj.
Babai i saj, Halil, nderoi vajzën e tij në Islington Tribune pas vdekjes së saj dhe tha se familja ishte e ‘privuar nga dashuria, lumturia dhe buzëqeshja e saj e ëmbël, dhe se u largua në një moshë të re… në kulmin e rinisë”.
Pasi ajo vdiq, fqinjët bënë homazhe jashtë banesës e saj dhe anëtarët e komunitetit shqiptar të Londrës paguan 3,000 euro që trupi i saj të dërgohej në Shqipëri.
Rexha, një shtetas shqiptar i cili besohet se ka jetuar në Britani të Madhe prej 16 vitesh, pranoi vrasjen dhe shpreson në një dënim më të lehtë.
Ai duhej të dënohej, por gjyqtari e shtyu dëgjimin për gjashtë javë të tjera për të lejuar përgatitjen e një raporti të mëtejshëm psikologjik.





