Një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është qëlluar me armë në Greqi. 

Shqiptari i plagosur, pronar i një berberaneje, është qëlluar 5 herë sipas dëshmitarëve okularë. 

Ngjarja ka ndodhur në sheshin Viktoria fare pranë qendrës së Athinës.

Ai është dërguar në spital dhe ka marrë plagë në këmbë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.