Policia italiane ka arrestuar një 51-vjeçar shqiptar, pasi ka qëlluar me thikë ish-gruan e tij, e cila ka marrë plagë të rënda.

Mësohet se ngjarje e rëndë ka ndodhur në Via Montesanto në Itali, ndërkohë që 51-vjeçari i quajtur Hysni Aliko është  arrestuar menjëherë nga policia pas tentativës për vrasje të ish-bashkëshortes së tij. 

Gruaja 40-vjeçe u dërgua me urgjencë në spital, duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mjekët nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e saj.

Ulërimat e gruas pas dy goditjeve me thikë shkaktuan alarm dhe pas pak mbërritën edhe dy fëmijët e tyre, që u përpoqën të largonin babanë.

I plagosur në këtë rast mbeti edhe djali, i cili u dërgua në spital.

Hysni Aliko dhe gruaja ishin ndarë prej një muaji me vendim gjykate.