Një 40-vjeçar shqiptar në ishullin e Mykonos në Greqi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi ditën e dielë dhe autori i dyshuar është një 41-vjeçar, gjithashtu shqiptar, i cili është arrestuar nga policia.

Sipas mediave greke, i plagosuri dhe autori i dyshuar janë kunetër mes tyre.

Autori qëlloi 2 herë me armë ndaj 41-vjeçarit duke e lënë të plagosur me plumb në bark. Ky i fundit u dërgua në spital në gjendje të lartë.

Pas ngjarjes, autori u largua. Por familjarë të të plagosurit tentuan ta ndalonin me makinë duke përplasur mjetin e tij, por shqiptari qëlloi sërish me armë duke shtënë 3 herë drejt tyre.  Ai u largua, por u arrestua më vonë nga policia. Autoritetet greke i sekuestruan atij edhe armën e krimit.

Mediat greke raportojnë se shkak i ngjarjes kanë qenë mosmarrëveshjet mes dy familjeve.