Një shtetas shqiptar ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, nënën e dy fëmijëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në një kamp refugjatësh në Gjermani, ku familja Çiba ishte vendosur një vit më parë.
40-vjeçari Nerim Çiba, nga fshati Shlli i Matit, ka vrarë gruan e tij Arjana Çiba, ndërsa nuk bëhet ende i ditur shkaku i ngjarjes.
Mësohet se Çiba është person me precedent të mëparshëm penal në Shqipëri.





