15 qershor 2015 – Një shqiptar, për të tërhequr sa më shumë klientë për një prostitutë, përdorte internetin. Kishte vendosur reklama në faqe të specializuara dhe gjeneraliste, ku mesazhi nuk kuptohej lehtë se ishte për qëllime të kësaj natyre.
Prostituta 21vjeçare nga Padovano, kishte lënë shtëpinë dhe familjen e saj për shkak të disa mosmarrëveshjeve, dhe në një moment ajo e gjeti veten ngushtë nga ana monetare.
Por, në atë kohë ajo njeh 48-vjeçarin shqiptar, i cili i kishte propozuar si zgjidhje prostitucionin në apartamentin ku ai jetonte.
Kjo punë vijoi për disa kohë dhe për çdo klient, merrnin nga 200 euro. Fitimet ndaheshin përgjysmë mes tij dhe punonjëses së seksit. Por, dy-tre muaj pas këtij aktiviteti, vajza vendosi që t’i kthehej jetës normale, dhe këshut ajo shkoi në polici dhe rrëfeu gjithë historinë e saj.
Pas denoncimit, shqiptari ra në prangat e policisë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/