DURRËS, 30 nëntor 2014 –  Rey Manaj është padyshim talenti shqiptar që po zgjon vëmendjen e klubeve më të mëdha italiane. Pas Interit për të marrë shërbimet e 17-vjeçarit të lindur në Lushnje është futur në garë edhe Juventusi. Futbollisti i kombëtares kuqezi të 19-vjecarëve po spikat jo pak me fanellën e skuadrës së Cremoneses në Lega Pro dhe sipas asaj që zbulon portali i famshëm italian Tuttomercatoweb, Manaj ka përfunduar në radarët e zonjës së vjetër. Djaloshi i datëlindjes 1997, javë më parë u vëzhgua nga drejtuesit e Palermos ndërsa në sfidën e fundjavës së kaluar mes Pavias dhe Cremoneses ai u ndoq me vëmendje nga një drejtues i lartë i klubit bardhezi.

Ideja e Juventusit është të marrë përfundimisht pronësinë e Manaj për ta testuar më pas në atë në fazën parapërgatitore për sezonin 2015-2016. Gjithsesi edhe nëse 17-vjeçari shqiptar shkëlqen në turin parasezonal, drejtuesit e Juventusit do të huazojnë atë në një klub të Serisë B është ose në një kampionat disi më inferior jashtë Italisë në mënyrë që Rey Manaj të vijojë rritjen e tij të plotë. Sulmuesi i përfaqësueses së 19-vjeçarëve që drejtohen nga Altin Lala në këtë sezon ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën e Cremoneses në Lega Pro duke shënuar edhe 1 gol. Vitin e kaluar Manaj luajti në huazim te të rinjtë Sampdorias skuadër me të cilën spikati jo pak, por pavarësisht kësaj drejtuesit e klubit dorian refuzuan ta blinin përfundimisht kartonin e tij nga Cremonese, dhe me atë çfarë po tregon Rey në këtë sezon duke se kanë ndërmarrë zgjedhjen e gabuar.