Një 32-vjeçar shqiptar është rrahur për vdekje gjatë një sherri në një lokal mbrëmjen e së martës në Viale Teosa të Italisë.
Sipas mediave të vendit fqinj, 32-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte në trup.
Autor i kësaj ngjarjeje është gjithashtu një shqiptar. Pas krimit ai u arratis, por u arrestua pak orë më vonë nga policia.
Emrat e protagonistëve të ngjarjes nuk bëhen ende me dije, dhe po ashtu edhe shkaqet e sherrit janë të panjohura. Tashmë pritet që dëshmia e autorit në polici të hedhë dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.





