Një 23-vjeçar shqiptar në Greqi thotë që është rrahur nga 8 policë grekë dhe për këtë incident ai ka bërë denoncim në polici. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Kretë, teksa i riu nga Shqipëria, fillimisht kishte pasur një konflikt verbal me një punonjës grek të policisë, kur ky i fundit ishte jo në orar pune.

Sipas mediave greke, polici ishte larguar dhe nuk e kishte arrestuar 23-vjeçarin. Disa orë më pas, kur shqiptari po shkonte në shtëpi, dëgjoi disa zhurma dhe vuri re se pas tij ishin 8 policë grekë. Efektivi që pati konfliktin ishte rikthyer bashkë me disa kolegë të tij dhe nisën të dhunonin të riun shqiptar, duke i shkaktuar fraktura në trup.

Shenjat e dhunës së ushtruar ndaj tij janë dukshme, kryesisht në pjesën e fytyrës. Shqiptari tregon se kishte dhimbje dhe të vjella si pasojë e goditjeve.