Policia italiane është shastisur nga rasti i një punëtori shqiptar 33 vjeç, i cili është paraqitur me këmbët e veta në komisariat për të denoncuar vjedhjen e makinës së tij, një Audi A6.
Por për shkak se shqiptari nuk ishte rezident në Itali, forcat e policisë kanë shfaqur dyshime në lidhje me pretendimet e tij dhe kanë nisur hetimet. Ajo që kanë zbuluar ka qenë me të vërtetë e habitshme. 33-vjeçari e kishte copëtuar automjetit dhe pjesët e këmbimit i kishte shitur në tregun e zi.
Më pas kishte ardhur për të denoncuar makinën me shpresën e ndonjë përfitimi tjetër. Por policia italiane e krimit ekonomik ka mundur që të gjejë të dhëna se Audi6 i vjedhur në fakt ishte copëtuar dhe shitur nga vetë pronari.
Pasi kanë mbledhur të dhënat dhe faktet policia ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin për simulim të një krimi. Media italiane nuk bën me dije identitetin e 33-vjeçarit.





