Një shqiptar mund të cilësohet hero, pasi shpëtoi 3 foshnja, që ishin braktisur nga prindërit e tyre.

Mediat greke shkruajnë se një person me origjinë shqiptare, telefonoi policinë dhe i njoftoi se në një rrugë në Aspropyrgos, ishte braktisur një foshnje.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe pas kontrolleve gjeti 3 foshnje, që ishin mbyllur në bagazhin e një makine.

Fëmijët u dërguan në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa kundër prindërve të tyre u ngrit një çështje për neglizhencë dhe braktisje të të miturve.