Një shqiptar, që thotë se ndodhet nën arrest shtëpie në Itali, ka nxjerrë një lajmërim në faqet shqiptare duke kërkuar një vajzë për martesë.
“Jeta Osh Qef, meqë ajo vajza që rrinte ne Greqi u martua, hidhe dhe këtë. Jam një djalë, banoj në Itali dhe në këto momente jam me arrest shtëpie sepse një italian legen më vuri në kurth, por nejse. Kërkoj një vajzë shqiptare me dokumente italiane të më japë një dorë për të dalë nga kjo errësirë e mallkuar. Me respekt”, shkruan shqiptari pa emër.
Menjëherë pas këtij statusi, në rrjet shpërthyen ironia dhe humori. Njëra prej komentueseve vajza shkruan: “Po m’i hoqe edhe mua vetullat siç i ke heq vetë, hajde martohemi”, koment që ka marrë me qindra aprovime dhe nga ndjekësit e tjerë.
Ka dhe nga ata që i thonë me ironi që të gjejë një “plakë italiane për të dalë nga errësira”.