12 gusht 2015 – Një shtetas shqiptar ka tentuar të fshehë një shumë të madhe parash, plot 125 mijë euro në një aeroport italian.

Shqiptari me banim në Carpi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte në plan të udhëtonte me avion nga aeroporti “Guglielmo Marconi” në Bolonja në drejtim të Turqisë. Gjatë kontrollit atij iu gjetën 125 mijë euro të padeklaruara, dhe u ndalua menjëherë pasi është e paligjshme të trasnportosh çdo shumë mbi 10 mijë euro nëse ajo nuk deklarohet.

Tashmë ai do të paguajë një gjobë që shkon deri në 30-50 % të shumës së padeklaruar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/